Kroacia-Kosova, pa çështje të pazgjidhura
Marrëdhëniet dypalëshe mes Kosovës dhe Serbisë, janë shumë të mira, miqësore dhe pa çështje të hapura. Kështu kanë deklaruar në Beograd, zëvendëskryeministri dhe ministri kroat i Punëve të Jashtme, Gordan Jandrokoviq dhe zëvendëskryeministri kosovar, Sllobodan Petroviq.
Jandrokoviq ka përshëndetur marrëveshjet e arritura mes Kosovës dhe Serbisë dhe ka përsëritur se Kroacia mbështet fuqishëm integritetin e Kosovës dhe është kundër ndarjes së saj”. Kështu ka njoftuar Ministria e Jashtme kroate.
Në anën tjetër, zëvendëskryeministri kosovar, Sllobodan Petroviq ka uruar Kroacinë për përmbylljen e bisedimeve me BE-në dhe ka shfaqur dëshirën që edhe Kosova të në ardhmen të bëhet anëtare e organizatave euro-atlantike.
Një nga temat e bisedimeve ka qenë pozita e kroatëve në Kosovë, për të cilën, shefi i diplomacisë kroate ka shfaqur dëshirën që ky komunitet të gëzojë të drejtat e pakicave, ashtu siç i gëzon pakica shqiptare në Kroaci.