E Diel, 1 Nëntor 2026

Hoti: Akuzat ndaj komunarëve të Prishtinës, politike

Parregullsitë në komunën e Prishtinës kanë qenë temë e konferencës së posaçme të mbajtur me këtë rast nga zyrtarë të kësaj komune për të shpjeguar gjetjet e Zyrës së Auditorit, që tregojnë për këto parregullsi.

Nënkryetari Avdullah Hoti ka thënë se po punohet për përmirësimin e disa gjetjeve, por ka hedhur poshtë sërish ato që thuhen për kolektorin e lumit Prishtevka. Ai ka përsëritur se aktakuza për 6 zyrtarët komunalë është krejtësisht politike, dhe tendencë e qeverisë për të minuar punën e komunës së Prishtinës.

Sipas Hotit, Auditori ka gjetur shkelje skandaloze në komunat e tjera të vendit, por hetimet asnjëherë nuk kanë nisur.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›