Maqedoni, të hënën zhbllokimi i ligjit për importin e miellit

Qeveria e Maqedonisë, të dielën, pritet të zhbllokojë vendimin për ndalimin e importit të miellit nga Kosova dhe shtetet tjera, masë kjo që ka filluar të aplikohet që nga muaji gusht me qëllim të mbrojtjes së prodhimit vendas.
“Në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë, të dielën, besoj se do të sjellim vendimin ,më herët se ç`është është planifikuar në mënyrë që të ndërpritet kjo masë ,me qëllim që t`i ruajmë marrëdhëniet e mira ekonomike me Kosovën”, deklaroi ministri i ekonomisë, Valon Saraçini.
Njoftimi vjen pas paralajmërimeve të Prishtinës për vendosjen e reciprocitetit me Maqedoninë.
Autoritetet dhe bizneset kosovare aplikimin e këtij vendimi të Shkupit zyrtar e kanë vlerësuar të padrejtë dhe në kundërshtim me marrëveshjen në mes të dy vendeve për tregti të lirë si dhe në kundërshtim me marrëveshjen e CEFTA-s.
Nga vendosja e kësaj mase vlerësohet që kompanitë kosovare të kenë pësuar një humbje prej një milionë euro.