E Shtunë, 31 Tetor 2026

Proteste e levizjes Te Pushtojme Uoll Stritin ne Nju Jork

Aktivistet e Levizjes Te Pushtojme Uoll Stritin protestuan dje kunder padrejtesise shoqerore dhe grykesise se korporatave ne distriktin financiar te Nju Jorkut nderkohe qe policia i pengoi demonstruesit te hynin ne ndertesen e Uoll Stritit. Korrespondenti i Zerit te Amerikes Piter Fedinski na informon per perleshjet qe ndodhen mes protestuesve dhe policise.

Policia ngriti barikada per te ndaluar demonstruesit perreth Uoll Stritit dhe per te shperndare ate qe filloi si marshim i disa qindra njerezve ne grupe te vogla. Protestuesit mbanin pllakata kunder atyre qe ata besojnes e perbejne nje periqind te amerikaneve te pasur qe kane korruptuar sistemin politik dhe ekonomik te vendit me para. Disa perleshje shperthyen mes policise dhe protestuesve qe nuk pranuan te largoheshin kur iu kerkuar nje gje e tille.

Veprimtaria ne bursen e Nju Jorkut nuk u nderpre dhe agjentet e burses e nepunesit e financave  me karet i identifikimit u lejuan te kalonin barrikadad ne qender te distriktit financiar. Shume nga ata punonjes thone se aktivistet kane te drejte per disa nga kerkesat e tyre por motivi i levizjes se tyre per te fajesuar kapitalizmin per problemet politike dhe ekonomike te vendit eshte i gabuar. Bob Kastello konsulent ne Rezerven Federale i kritikon aktivistet e levizjes Te Pushtojme Uoll Stritin per mungesen e nje objektivi te qarte.

At duan te shprehin zemerimin e tyre por nuk eshte e mundur qe ata te kenaqen dhe te reshtin. Personalisht mendoj se ata duhet te jene ne Uashington perpara nderteses se Kongresit ndoshta per ti bere kongresmenet te heqin dore nga mbeshtetja e kompanive sepse kjo eshte problemi.

Aktivisti i levizjes Te Pushtojme Uoll Stritin dhe pronar i nje parukerie Severin Dikson thote se levizja e dha mesazhin e saj edhe pse marshimi i djeshem nuk perfundoi me pushtimin real te Uoll Stritit.

Mendoj se ky eshte vetem fillimi. Kjo nuk eshte e perkoheshme. Kemi te bejme me nje problem strukturor.

Sic thote zoti Dikeson problemi strukturor  perfshin intereast monetare dhe te korporatave qe e blejne me para ndikimin politik ne dem te njerezve te thjeshte qe kane nevoje per pune sigurime shendetesore dhe arsim.

Marshimi i djeshem u mbajt per te shenuar dy mujorin e fillimit te levizjes Te Pushtojme Uoll Stritin e cila eshte shtrire tani ne gjithe qytetit amerikane dhe neper bote.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›