Qeveria greke paraqet buxhetin me masa shtrenguese

Qeveria e perkohshme ne Greqi pritet te paraqese sot ne parlament buxhetin e vitit 2012.
Shqyrtimi i buxhetit te ri ndodh ndersa revizoret nga Bashkimi Evropian dhe Fondi Monetar Nderkombetar mberriten ne Athine per bisedime per shpetimin e Greqise nga nje falimentim i mundshem.
Kryeministri i ri Lukas Papadhimos ka nevoje per perkrahjen e deputeteve per te bindur huadhenesit nderkombetar per levrimin e fondeve te emergjences deri ne mes te muajit te ardhshem ne menyre qe Greqia te kete likuiditet.
Qeveria e tij kerkon te vendose shkurtime shpenzimesh te eleminoje disa pune qeveritare dhe te rrise taksat.
Ne Athine dje te rinj te maskuar hodhen bomba zjarri mbi policine e cila u pergjigj me gaz lotsjelles dhe granada tymuese. Ky ishte mitingu i pare madhor kunder qeverise se re.