E Diel, 1 Nëntor 2026

Kufizimet e Kines ndaj kompanive te huaja perbejne shqetesim per bizneset amerikane

Kreu i koalicionit te bizneseve amerikane qe veprojne ne Kine thote se kufizimet per te bere investime dhe shqetesimet per te drejtat e autorit jane problemet kryesore per bizneset qe punojne atje. Korrespondenti i Zerit te Amerikes William Ide sjelle hollesi.

Kur presidenti i Keshillit te Biznesit SHBA-Kine John Frisbie i shoqeruar nga dhjetera drejtues te bizneseve te medha amerikane vizitoi Kinen ne fillim te ketij muaji kufizimet qe u ve Kina investimeve te huaja ishin ceshtja kryesore per te dyja palet.

Mendoj se fusha e investimeve eshte ceshtje e rendesishme per dy ekonomite tona dhe pakesimi i barrierave te vendosura ndaj investimeve do te ndihmonte te dy ekonomite sepse shtimi i investimeve direkte krijon vende te reja pune. Une nuk kam asnje dyshim per kete.

Duke folur me gazetaret ketu ne Uashington javen e kaluar zoti Frisbie tha se ka ardhur koha qe Kina te shqyrtoje kete problem dhe te pakesoje kufizimet ndaj investimeve te huaja.

Kina ka nje list te gjate te sektoreve te industrise ose fushave te caktuara te prodhimit ku invesitoret e huaj jane te kufizuar te bejne projekte te perbashketa me partneret kineze ose te kontrollojne nje pjese te vogel te aksioneve me partneret kineze.

Kompanite amerikane jane te shqetesuara se keto rregulla do ti detyrojne ato te transferojne teknologjine dhe informacionet e ndjeshme partnereve te tyre kineze.

Zoti Frisbie thote se pervec ceshtjes se investimeve e drejta e autorit eshte nje ceshtje po aq e rendesishme per udheheqesit e rendesishem te bizneseve amerikane te cilet kerkojne qe Kina te merret me kete ceshtje.

Ai thote se megjithese kompanite amerikane thone se fushata 9 muajshe kunder piraterise e organizuar nga Pekini vitin e kaluar ishte nje gje e mire ekziston nevoja per vendosjen e masave me te ashpera dhe te perhershme ndaj piraterise.

Kina nuk ka zbatuar standartet nderkombetare per ndeshkimin e veprimeve kriminale si forme e forte parandaluese e piraterise ekonomike.

Udheheqesit e bizneseve amerikane thone se ata shpresojne te shohin perparim te madh ne keto dhe ceshtje tjera ne takimin e javes se ardhshme mes zyrtareve amerikane dhe atyre kineze ne raundin e bisedimeve te Komisionit te Perbashket SHBA-Kine qe do te zhvillohet ne qytetin Chengdu.

Keshilli i Biznesit SHBA-Kine ka me shume se 200 anetare perfshire korporatat e medha amerikane dhe bizneset e vogla. Sipas nje ankete te koheve te fundit me anetaret e saj  kufizimi ndaj investimeve te huaja dhe e drejta e autorit ishin ne mesin e 10 shqetesimeve kryesore te bizneseve amerikane ne Kine.

John Frisbie thote se ceshtjet tjera qe shqetesojne kompanite amerikane jane aftesia e kompanive per tu zgjeruar ne Kine dhe ceshtja e marrjes se licencave per te bere biznes.

Ai thote se rritja e kostos se punesimit lendeve te para pronave energjise dhe taksave perbejne gjithashtu shqetesimin te madh per kompanite amerikane qe veprojne ne Kine.

Por rritja e kostos shton zoti Frisbie ndikon ne menyra te ndryshme tek kompanite amerikane. Firmat te cilat shfrytezojne koston e ulet te prodhimit ne Kine mund te levizin ne vende tjera. Kurse kompanite fokusi i te cilave eshte tregu kinez ka te ngjare te qendrojne ne Kine.

Sipas Keshillit te Biznesit SHBA-Kine vitin e kaluar shumica e anetareve te tij kane pare rritje dyshifrore te te ardhurave nga bizneset e tyre ne Kine.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›