E Diel, 1 Nëntor 2026

Shoqata e gjyqtarëve: Politika po transferon koston politike

Akuzat e rënda nga ana e opozitës në drejtim të gjyqtarëve për dënimet me gjobë ndaj deputetëve të majtë kanë sjellë reagimin e ashpër të unionit të gjyqtarëve të Shqipërisë. Në një deklaratë për mediat unioni reagon me forcë duke deklaruar se politika duhet të heqë dorë nga sulmet e bazuara në interesat politike. Në këtë deklaratë ndërmjet të tjerash thuhet.

“Gjyqësori është i pavarur nga qeveria, por është pjesë e qeverisjes së mirë, aspiratë e çdo qytetari në këtë vend. Kjo përbën edhe një nga 12 prioritetet e Shqipërisë të rekomanduar nga BE, si dhe vlerësohet maksimalisht në raportet e progresit të kësaj të fundit. Politika, në vend të angazhimit në realizimin e përgjegjësive që burojnë nga sfida e integrimit europian të vendit, nuk bën gjë tjetër, veçse ndërton sulme dhe anatemime të pabazuara ndaj gjyqësorit dhe gjyqtarëve, në përpjekje për të transferuar koston politike dhe manipuluar opinionin publik për mospërmbushjen e detyrimit të tyre për një qeverisje më të mirë.

Ky reagim vjen pas shigjetimeve nga ana e opozitës në drejtim të gjyqtarëve, të cilat janë intensifikuar pas masave me gjobë ndaj deputetëve të majtë ku rasti më i fundit ishte ai i Saimir Tahirit, i cili u akuzua për shpifje ndaj deputetes demokrate Albana Vokshi dhe u gjobit me 3.3 milion lekë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›