E Diel, 1 Nëntor 2026

Maqedoni, të vdekurit do zgjedhin kryetarë komunash

Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2011 të vdekurit zgjodhën rreth 20 deputetë në Parlamentin e Maqedonisë.

Atë kohë demografët shqiptarë por edhe përfaqësuesit e partive politike shqiptare alarmuar se në Maqedoni ekzistojnë prej 200 mijë deri në 250 mijë votues fiktiv.

Në këtë shtet që moti kanë qenë të pranishme listat e tilla, me të vdekur, e persona që kanë braktisur vendin, por që nuk janë shlyer nga regjistrat zyrtarë. Siç njofton agjencia e lajmeve INA kjo ka ndodhur më shumë zonat e banuara kryesisht me maqedonas.

Shqetësimet për votuesit fiktiv i ka shprehur edhe ODIHR në zgjedhjet e fundit parlamentare, ku u tërhoq vërejtja se si një shtet me 2,4 milion banorë, të ketë 1,7 milion votues.

Pas rekomandimeve të bashkësisë ndërkombëtare Komisioni Shtetëror Zgjedhor ka filluar punën për pastrimin e listave zgjedhore. Ky proces është përcjellë me shumë mangësi, mirëpo megjithatë është arritur që nga listat zgjedhore të pastrohen mbi 120 mijë qytetarë të cilët nuk e kanë vendin aty.

Grupi i punës për pastrimin e listës zgjedhore konfirmoi se deri me 30 nëntorin, në listën zgjedhore janë regjistruar 1.749.038 qytetarë të Maqedonisë me dokumente të vlefshme biometrike, prej të cilëve 62.908 qytetarë jetojnë jashtë vendi.

Partitë opozitare alarmojnë se e njëjta histori me votuesit e pa qenë do na përsëritet edhe në zgjedhjet lokale të 24 marsit. Edhe në këtë zgjedhje të vdekurit dhe votues tjerë fiktivë do të zgjedhin kryetarë të komunave.

LSDM-ja opozitare akuzoi se në Listën zgjedhore në Komunën e Qendrës në mënyrë joligjore janë shënuar të paktën 345 "votues fantomik" dhe se përgjegjësinë për legjitimitetin e zgjedhjeve dhe pasojave nga falsifikimi zgjedhor do ta ketë VMRO-DPMNE-ja në pushtet.

LSDM njoftoi sot se në Resnjë opozita gjithashtu ka zbuluar se në listat zgjedhore ekzistojnë 506 votues fiktivë ose fantomik, të cilët vijnë nga Prespa e Vogël e Shqipërisë. Sipas opozitës votues fiktiv dhe fantomik ka në të gjitha komunat në Republikën e Maqedonisë.

Shefi i shtabit zgjedhor të LSDM-së, Igor Ivanovski potencoi se prej kohës kur VMRO dhe BDI qeverisin me vendin 47.130 persona që nuk jetojnë në Maqedoni por e kanë shtetësinë, do të votojnë në zgjedhjet e 24 marsit./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›