E Diel, 1 Nëntor 2026

Moti i keq shkakton rrëshqitje të dherave në autostradë

Një sasi e konsiderueshme dheu dhe gurësh ka shkarë sot në fshatin Kolsh, 10 kilometra nga qyteti i Kukësit .

Si rrjedhojë është vështirësuar lëvizja e mjeteve në autostradën Tiranë-Kukës në një gjatësi prej rreth 100 metrash kanë thënë burimet e policisë së Qarkullimit, shkruan noa.

“Shembja është e madhe, por ajo është vënë nën kontroll dhe nuk shkakton pengesa në lëvizjen e mjeteve.

” Sipas të njëjtave burime, për mbajtjen nën kontroll të situatës në këtë segment prej rreth 100 metrash të autostradës janë në punë 3 mjete të rënda dhe 5 kamionë.”/Indeksonline/

 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›