E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maqedoni, tjetër skandal me librat shkollorë

Në librin “Gjeografia” nxënësit mësojnë se “vendosja e shqiptarëve në Maqedoni ka filluar para 220 vjetëve nga Shqipëria dhe Kosova dhe kjo vendosje që vazhdon ende, është e rrezikshme për Maqedoninë”.

Në libër thuhet gjithashtu se “shqiptarët e Maqedonisë që e llogarisin veten si autoktonë, kryesisht janë popullsi maqedonase që gjatë periudhës së sundimit turk kanë pranuar fenë islame dhe janë shqiptarizuar”.

Autorët shkojnë më tej duke pohuar se midis tyre ka edhe ndonjë fis me prejardhje turke, rome dhe çerkeze.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›