Shkupi hedh sytë nga Moska
Lajmi është konfirmuar nga këshilltari për politikën e jashtme i Presidentit maqedonas Georgi Ivanov. Në një intervistë për agjencinë ruse të lajmeve ITAR TASS, Darko Kostandinovski pohoi nënshkrimin e shpejtë të marrëveshjes për miqësi dhe bashkëpunim, madje duke mos përjashtuar edhe vizitën e presidentit rus Dmitri Medvedev në Shkup.
Marrëveshja për miqësi dhe bashkëpunim parashikon forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe përcaktimin e raporteve të bashkëpunimit në disa fusha si ekonomi, arsim, kulturë, energjetikë, turizëm etj. Presidenti Ivanov ka vizituar dy herë Moskën që nga marrja e detyrës në maj 2009.