E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edhe Ballkani kundër Serbisë

“Nuk ka gjasa reale që ndonjëri nga vendet e rajonit që e ka njohur Kosovën t’i kthejë përgjigje pozitive Beogradit. Këtë e bëjnë jo për Prishtinën, por për shkak të Uashingtonit, pasi të gjitha vendet e rajonit duan të jenë aleatë të Shteteve të Bashkuara. është e qartë që kjo fuqi botërore ushtron ndikim të madh në arenën ndërkombëtare kur është fjala për Kosovën”, ka deklaruar për të përditshmen serbe “Danas” Zarko Puhovski, profesor i Fakultetit Filozofik në Universitetin e Zagrebit.

Sipas tij, Serbia nuk duhet të ketë iluzione se ndonjëri nga vendet e Ballkanit që e ka njohur Kosovën, do ta mbështesë rezilutën serbe e cila parashikon negociata të reja për statusin. Ndërkohë, ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Guido Vestervele, do vizitojë sot Beogradin në përpjekje për të bindur Serbinë të ndryshojë qëndrim ndaj Kosovës, si kusht për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›