E Diel, 1 Nëntor 2026

Maqedoni, vdes një fëmijë nga virusi A/H1N1

Një fëmijë, tetë vjeç, vdiq në Klinikën për Sëmundjet Infektive nga gripi pandemik A (H1N1) në Maqedoni.

Lajmi publikohet në mediat maqedonase sipas të cilave  viktima vuante edhe nga paraliza cerebrale.

'Fëmija ishte mjekuar në shtëpi me terapinë e dhënë nga mjeku i familjes, ndërkohë pas përkeqësimit iu vendosën aparaturat e oksigjenit dhe ato respiratore. Edhe pse përpjekja e mjekëve ishte maksimale, ai nuk mundi të mbijetojë', tha me anë të një deklarate Ministria maqedonase e Shëndetësisë.

Sipas mediave maqedonase numri i përgjithshëm i rasteve të paraqitura me grip në gjithë Maqedoninë arriti në 8 800 persona, ku janë regjistruar gjashtë raste të vdekjes, prej të cilëve dy janë raste pozitive të tipit A (H1N1), dy raste pozitive të tipit B, ndërsa dy raste të tjera janë diagnostifikuar sipas simptomave klinike të gripit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›