Maqedoni, vdes30 vjecari, viktimae parë e AH1N1
SHKUP- Ministria maqedonase e Shëndetësisë njofton për viktimën e parë të virusit AH1N1. Ai është një 30-vjeçar nga Kocani, në lindje të Maqedonisë. I riu i cili ishte shtruar në spital javën e kaluar, vdiq dje në mbrëmje në Shkup, njoftuan zyrtarët maqedonas. 30 vjecari ndodhej prej një jave në reanimacion dhe mjekët nuk mundën ta shpëtonin nga një formë e rëndë e pneumonisë. Ministria konfirmoi se pacienti nuk vuante nga ndonjë sëmundje kronike. Kjo ishte vdekja e parë në Maqedoni nga gripi i derrit që nga viti 2009.
(s.g/atsh/BalkanWeb)
(s.g/atsh/BalkanWeb)