E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkup, tubimpara ambasadësshqiptare

SHKUP- Lëvizja Qytetare "Zgjohu" do të mbajë sot një tubim para ambasadës shqiptare në Shkup, për të shprehur shqetësimin lidhur me ngjarjet e 21 janarit në Tiranë.

Drejtuesit e kësaj lëvizjeje kanë thënë për agjencinë e lajmeve INA se ky tubim proteste do të mbahet për të shprehur shqetësimin lidhur me tensionet politike në shtetin amë.

“Ne synojmë që përmes këtij tubimi të dërgojmë mesazhe për pajtim dhe uljen e tensioneve midis partive shqiptare, me qëllim që vendi të reflektojë imazhin euroatlantik”, theksojnë përfaqësues të lëvizjes ZGJOHU!.

Ditë më parë lëvizja “Zgjohu” dënoi dhunën dhe vrasjen e tre demonstruesve. Protestës pritet t’i bashkëngjiten edhe përfaqësues të organizatave joqeveritare, personalitete publike dhe përfaqësues të partive politike.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›