Kosovë, Fitou kritikon ashpërsinë e Dell

Ambasadori i Francës në Prishtinë, Jean-François Fitou, ka kritikuar homologun amerikan, Christopher Dell, për tonet e ashpra të debatit që ky nisi me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi.
"Ndonjëherë fjalët janë shumë të mëdha për ata që i thonë. Mendoj se Dell ka qenë i frustruar me përgjigjen e Krasniqit, dhe fjalët kanë shkuar përtej", tha Fitou për mediat kosovare .
Ndër të tjera ambasadori francez pohoi se personalisht mbështet idenë e mosndërhyrjes, sepse beson se institucionet e Kosovës mund ta zgjidhin vetëm punën e imunitetit.
Fitou ka përsëritur edhe njëherë kërkesën e tij që mbikëqyrja e pavarësisë të përfundojë sa më shpejt.