E Shtunë, 31 Tetor 2026

Merkel: Islami është pjesë e jona!

Merkel u tha anëtarëve të partisë së saj kristian-demokrate se shumica dërrmuese e myslimanëve në Gjermani e kanë distancuar veten nga protestat e dhunshme të kohëve të fundit që u mbajtën pas publikimit të filmit që fyen profetin Muhamed.

“Gjermanët duhet të jenë të hapur për sa i përket Islamit dhe duhet të thonë ‘po, është pjesë e jona’”, tha Merkel, duke shtuar se të krishterët mbase duhet të fillojnë të mendojnë dhe të flasin më shumë rreth fesë së tyre në vend që të frikësohen nga Islami. “Radikalët nuk e përfaqësojnë islamin në Gjermani. Duhet bërë mirë ndarja mes Islamit dhe radikalizmit”, tha Merkel.

"Spiegel" thotë se në gjermani jetojnë më shumë se 4 milionë myslimanë.

Komentet e Merkelit vijnë pas komenteve surprizuese të Presidentit Kristian Vulf në vitin 2010, i cili tha se “Islami tanimë i përket gjithashtu edhe Gjermanisë”./Start/F. P/

                                                                                             2012-09-28 08:50
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›