E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjermani, arrestohet nena që vrau pesë fëmijët e saj

Nëna ka pranuar deri më tani vrasjen e dy fëmijëve, por policia dyshon se 28-vjeçarja është autore edhe e tre vrasjeve të tjera pasi trupat e tre viktimave u gjetën në qilarin e shtëpisë së saj. Ajo ka rrëfyer vrasjet dhe se fëmijët e saj kishin lindur gjallë, pas kryerjes së testeve të AND-së.

Identiteti i nënës vrasëse nuk bëhet i ditur pasi një gjë të tillë e ndalojnë ligjet gjermane.

Kjo çështje ka qenë pjesë e hetimeve të shumta që prej vitit 2006 kur një fëmijë është gjetur në një impiant për riciklimin e letrave në qytetin e Flensburgut. Një trup i dytë i fëmijëve të saj është gjetur në një parking makinash në vitin 2007.

“Gruaja raportohet se ishte e frikësuar se bashkëshorti do e linte pasi ai nuk dëshironte fëmijë të tjerë”, tha prokurori Ulrike Stahlmann-Liebelt, i cili sqaroi se sipas të gjitha gjasave ai nuk kishte dijeni për shtatzënitë e gruas së tij obeze.

Çifti ka dy fëmijë të shëndetshëm, 8 dhe 10-vjeçarë.

“BBC” thotë se në Gjermani ka pasur shumë raste të nënave që vrasin fëmijët e tyre. Në vitin 2006, një grua është dënuar me 15 vite burg për vrasjen e tetë fëmijëve të saj të porsalindur (në harkun kohor të disa viteve), të cilët I kishte varrosur në oborrin e shtëpisë së saj pranë kufirit me Poloninë./Start/F. P/

                                                                                             2012-09-27 17:37
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›