E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grupi G20 i jep ultimatum Evropës

Ministrat e Financave dhe Guvernatorët e Bankave Qendrore të vendeve anëtare tw grupit G20, që u mblodhën në Paris, i janë drejtuar me një ultimatum Evropës: brenda 23 tetorit, që përkon me e samitit e ardhshëm të BE-së, duhet të ketë hartuar një plan të plotë për ti’ bërë ballë krizës së borxheve, e cila po vë në rrezik ekonominë botërore.

Në fakt tonet janë të pazakonta për një samit të tillë, çka dëshmon edhe njëherë se situata ekonomike që po kalon Evropa është e vështire, duke nisur nga Greqia, apo për problemet e mëdha të anëtareve të tjerë të Evropës, me Italinë në krye.

Sekretari amerikan i Thesarit, Timothy Geithner, tha se SHBA është e gatshme të mbështesë përpjekjet e Brukselit. “Jemi të përgatitur të mbështesim një strategji efektive në Evropë, bashkë me FMN-në”, theksoi ai.

“Nëse diçka- në një situate që në tre javët e fundit ka tendence te përkeqësohet, nëse tregjet kanë shfaqur ndonjë shenjë të forcimit në ditët e fundit, qartazi, pamja e përgjithshme e ekonomisë botërore nuk është përmirësuar. Kemi ndjere rrezikun e infektimit, veçanërisht nga ekonomitë e avancuara në vendet në zhvillim apo ato me të ardhura të ulëta”, tha kryetarja e FMN-së, Christine Lagarde.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›