Obama përuroi përmendoren e Martin Luther Kingut

Aktivisti amerikan me ngjyrë për të drejtat e njeriut, Martin Luther King, 43 vjet pas vdekjes së tij u nderua me një përmendore të madhe në Washington.
Presidenti Barack Obama hapi zyrtarisht festimet përkujtimore para dhjetëra mijëra njerëzve të grumbulluar para monumentit, të vendosur në një hapësirë prej rreth gjysmë hektari tokë.
King ka qenë një luftëtar për të drejtat e qytetarëve amerikanë me ngjyrë, pjesë e të cilave është edhe fakti që sot ai është president, theksoi Obama.
Fituesi i çmimit Nobel për paqe, afrikano-amerikani King, ishte qëlluar në vitin 1968 në Memphis, nga një racist i bardhë.
Përmendorja me një statujë të lartë të Luther King-ut prej gati dhjetë metrash me granit, u punua nga skulptori kinez Lei Yixin .