E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fransoa Hollande sfidues i Sarkozysë

Socialisti francez, Fransoa Hollande, është zgjedhur kandidat i Partisë Socialiste të Francës për zgjedhjet presidenciale në vitin 2012, ku ai pritet që për rival ta ketë presidentin aktual, Nicolas Sarkozy.

Në zgjedhjet e brendshme të socialistëve, kundër Hollande garoi Martine Aubry, por pa sukses, pasi Hollande fitoi 56 për qind të votave.

Ky ishte votimi i parë francez në stilin e zgjedhjeve amerikane të kandidatit për president.

Hulumtimet e opinionit sugjerojnë se ai mund të fitoj edhe kundër Nicolas Sarkozysë, i cili ende formalisht nuk e ka shpallur kandidaturën.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›