Maqedoni,Ambasadorët, të kënaqur nga zgjedhjet

Ambasadori amerikan Filip Riker dhe euroambasadori Ervan Fuere dje kanë qëndruar në disa qendra të votimit në Maqedoninë Perendimore për të ndjekur procesin e votimit. Ambasadori amerikan është shprehur i kënaqur me procesin e votimit dhe se sipas tij, jehona e votuesve ka qenë e kënaqshme edhe pse koha ishte e keqe. Ambasadori i BE-së, Ervan Fuere ka theksuar se është i kënaqur me rrjedhën e zgjedhjeve presidenciale dhe vendore. "Nga ajo që pamë, vlerësojmë se gjithçka është në rregull dhe janë bërë përpjekje të mëdha nga këshillat vendore zgjedhore", ka theksuar euroambasadori Fuere, i cili ka qenë i pranishëm në disa qendra të votimit në Maqedoninë Perendimore.