E Diel, 1 Nëntor 2026

Maqedonia: Greqia të kërkojë falje për videon raciste

SHKUP- “Dënojmë çfarëdo fjalimi të manifestuar me urrejtje. Kjo nuk kontribuon drejt ndërtimit të marrëdhënieve të mira fqinjësore”, ka komentuar Martin Martinovksi, zëdhënës qeveritar në Shkup, parakalimin ushtarak në Athinë, ku u dëgjuan brohoritje antishqiptare dhe antimaqedonase.

Ministrja e punëve të Jashtme të Maqedonisë ka ftuar për nesër në bisedime rreth kësaj çështje ambasadoren greke Aleksandra Papadopullo. Mësohet se pala maqedonase do të dorëzojë një notë proteste ku do të kërkohet falje formale.

Ministri i Mbrojtjes i Greqisë, Mihalis Hrisohoidis, ka urdhëruar hetim dhe ka deklaruar se askush nuk ka të drejtë të përhap urrejtje dhe ksenofobi.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›