E Diel, 1 Nëntor 2026

Përkujtohet 65-vjetori i shkollës ushtarake “Skënderbej”

TIRANë- U mbajt sot ceremonia e 65-vjetorit të krijimit të shkollës së mesme ushtarake “Skënderbej”, njërit prej institucioneve më të respektuar në përgatitjen e kuadrove ushtarakë dhe më gjërë. Gjatë fjalës hapëse kryetari i shoqatës “Skënderbegasi”, Nikato Shakohoxha foli për kontributin që kjo shkolë ka dhënë në formimin jo vetëm të ushtarakëve por edhe të personaliteteve të tjera të rëndësishme të vendit. Për rëndësinë e kësaj shkolle në jetën ushtarake, politike foli edhe gjeneral komandant Sandër Lleshi.

E hapur më 28 Mars të 1945, nxënësit e parë të kësaj shkolle ishin partizanët 12-15 vjecarë, që u grumbulluan nga brigadat partizane.

Në vitin 1947 kësaj shkolle iu dha emri “Skënderbej” dhe nxënësit e saj quheshin Skënderbegas. Më tej shkolla hapi edhe degë për edukimin në profesione të ndryshme si, mjekësi, muzikë mekanikë etj. Shkolla Skënderbej u mbyll në fillim të viteve 90-të, ndërsa emrin e saj e mori Ish-shkolla e bashkuar e oficerëve.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›