E Diel, 1 Nëntor 2026

Maqedonia çel Festivalin Ndërkombëtar të Monodramës

Korçë

Ka qenë performanca e aktores së njohur nga Bitola e Maqedonisë, Joana Popovska, ajo që ka çelur edicionin e pestë të Festivalit Ndërkombëtar të Monodramës në Korçë. Monodrama "Madam A" është e para e shfaqur për publikun. Aktorja maqedonase ka sjellë dramën e një 80-vjeçareje që ka rënë në koma. Në gjendje kome asaj i kujtohen momentet e jetës dhe rinia e saj, vuajtjet dhe dhimbjet që ka kaluar. Kjo vepër e përzgjedhur për këtë festival është mirëpritur nga publiku falë interpretimit, edhe pse ka qenë në gjuhën maqedonase. Shfaqja e parë është dhënë në mjediset e katedrales në një skenë të improvizuar për këtë performancë artistike. Festivali do të vazhdojë për pesë ditë ku dy monodrama do ngjiten në skenë çdo ditë duke sjellë kulturën teatrore të disa shteteve.

#

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›