E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maqedonia dhe Serbia nga sot me letërnjoftime

SHKUP- Qytetarët e Maqedonisë dhe Serbisë që nga dita e sotme do të mund të udhëtojnë në dy vendet vetëm me letërnjoftime. Kjo është paralajmeruar një ditë më parë nga ministri i Brendshëm serb Ivica Dacic, i cili tha se është rënë dakort dhe me homologen maqedonase, Gordana Jankullovska që Marrëveshja e nënshkruar kohë më parë të hyjë në fuqi, para shkëmbimit të notave diplomatike që janë pjesë e procedurave të marrëveshjeve ndërkombëtare.

Zbatimi i kësaj marrëveshje u nis sot me rastin e fillimit të Kampionatit Evropian të Hendbollit në Serbi, ministri serb Daçiq bëri të ditur se e njëjta marrëveshje për lëvizje të lirë me letërnjoftime i është propozuar edhe Shqipërisë dhe Kroacisë në kuadër të një propozimi për “minishengenin ballkanik”
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›