Berisha takohet me Metën dhe Bashën në Hotel Rogner
TIRANË- Vetëm dy ditë para se Gjykata e Lartë të japë vendimin përfudimtar për ish-kryeministrin Ilir Meta dhe njëkohësisht kreun e LSI-së, për cështjen e video përgjimit me ish vartësin e tij Dritan Prifti, shefi i qeverisë
Sali Berisha dhe kreu i Bashkisë Lulzim Basha janë takuar pak pas mesdite në ambientet e Hotel rogner në Tiranë.
Takimi mes tre politikaneve ka qenë private, ndërkohë mësohet se ajo zgjati rreth dy orë dhe më pas ata janë larguar pa dhënë asnjë koment. Të parët që kanë dalë kanë qenë Berisha dhe Basha, ndërkohë që kryeministri ka përshendetur nga xhami i makinës gazetarët që prisnin jashtë ambjenteve të Rognerit. Pak më vonë ka dalë dhe kreu i LSI, Ilir Meta.
Ndërkohë mbrëmjen e 13 janarit , kryeministri, Sali Berisha ka zhvilluar një vizitë në shtëpinë e kreut të LSI-së, Ilir Meta, ku mësohet se ka qenë i ftuar për një darkë informale.
(el.me//BalkanWeb)