E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tjetër shqiptar arratiset nga burgjet italiane

Lajmi bëhet i ditur nga mediat italiane sipas të cilave dy të arratisurit kanë sharruar hekurat e qelisë dhe më pas, duke përdorur një litar dhe disa mjete artizanale ka zbritur nga kati i tretë i ndërtesës. Më pas, të dënuarit janë kacavjerrur në murin rrethues të burgut duke e kapërcyer dhe duke dalë përfundimisht jashtë tij.

Në kryeqytetin Italian policia ka nisur një operacion të gjerë për të kapur dy të arratisurit, emir i të cilëve nuk bëhet i ditur.

Kjo nuk është hera e parë që një shqiptar arratiset nga burgjet italiane, më e bujshmja është ajo e kriminelit famëkeq Ilir Paja, që u shpëtoi forcave të rendit dy herë.
Për incidentin e sotëm, autoritetet fajësojnë mbipopullimin dhe mungesën e personelit në burgje.

Sekretari i përgjithshëm i sindikatës së burgjeve, Leo Beneduci, deklaroi se “Fakti që dy të dënuarit zbritën nga dritarja dhe kapërcyen murin pa u vënë re nga askush tregon pikërisht mungesën e agjentëve”. /Start/

                                                                                             2012-01-14 12:56
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›