E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maqedonia humb të drejtën e votës në OKB për shkak të një borxhi

Maqedonisë i është marrë e drejta e votës në Asamblenë e përgjithshme të OKB-së, për shkak të një borxhi.

Agjencia Ina raporton se më 25 janar është humbur kjo e drejtë për të votuar, për arsye se nuk ka paguar kontributin ndaj Organizatës Botërore.

Kontributi minimal ndaj organizatës është 24.606 dollarë. Kjo bëhet e ditur edhe përmes një letre që sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon i ka drejtuar presidentit të Asamblesë së përgjithshme të OKB-së.

Kjo shumë e pagesës është një kontribut i caktuar ndaj organizatës botërore.

Përveç Maqedonisë, në listën e vendeve që nuk kanë shlyer këtë detyrim janë edhe Ruanda, Grenada, Kirgistani, Jemeni, Tonga, Vanatu, etj.

Portali Nova ka bërë të ditur se ka tentuar të kontaktojë misionin e Maqedonisë në OKB në Nju Jork, por nuk ka pasur asnjëlloj kontakti dhe përgjigje.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›