E Diel, 1 Nëntor 2026

Maqedonia i kërkon Shqipërisë që ti vërë në dispozicion portin e Durrësit

Maqedonia i kërkon Shqipërisë që ti vërë në dispozicion portin e Durrësit në mënyrë që të zëvendësohet porti i Selanikut i cili ka qenë pikë kryesore për shkëmbimet tregtare të biznesit maqedonas. Në një takim të realizuar në ministrinë e ekonomisë mes dy homologëve ministri maqedonas Valon Saraçini deklaroi se duhet që mes dy vendeve të rriten shkëmbimet tregtare në mënyrë që të zëvendësojnë mallrat e huaja.
Biznesi maqedonas duhet të vijë në Shqipëri për të bërë pjesë e procesit të privatizimeve e të investojnë në fushën e turizmit dhe të minierave. Ministri i Ekonomisë Tregtisë dhe Energjitikës Nasip Naço deklaroi se marrëdhniet tregtare mes dy vendeve janë shumë të mira por ato duhet që të intensifikohen më shumë.
Për tre mujorin e parë të vitit 2011 marrëdhëniet tona tregtare janë rritur me 30 për qind por edhe importet e Maqedonisë në drejtim të Shqipërisë janë rreth 46 milionë euro, gjë që tregon se ndryshe nga një vit më parë, për shkak dhe të krizës globale, ekonomitë e dy vendeve tona kanë filluar të kenë më shumë zhvillime tregtare.
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›