Kriza, Jaka: Sektorët më të prekur ndërtimi dhe fasonët
Kriza ekonomike vitit 2011 ka prekur më tepër sektorin e ndërtimit dhe biznesin fason. Në analizën për vitin 2011 kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Nikolin Jaka ftoi biznesin shqiptar që për vitin e ardhshëm të jetë më optimist dhe të përballojnë më sukses vështirësitë.
Sipas Jakës qeveria duhe të ndërhyjë për të krijuar një klimë më të mirë për biznesin.
Ndërkohë për të rritur klimën e bashkëpunimit midis bizneseve kreu i Dhomës së Tregtisë mblodhi në një mbrëmje festive biznesin mbarë shqiptar. Sipas Nikolin Jakës biznesi duhet që të zgjerojë marrëdhëniet me vende të ndryshme për të ecur përpara.