Maqedonia, jo viza për kosovarët

Republika e Maqedonisë ka përgenjështruar lajmin e dhënë në disa media se Shkupi zyrtar ka vënë apo së shpejti do të vërë viza për qytetarët e Republikës së Kosovës.
Ambasada e Maqedonisë në Prishtinë ka sqaruar se studentët apo qytetarët që përkohësisht punojnë në Maqedoni janë të obliguar të marrin leje qëndrim për shkak se Maqedonia tani ka një marrëveshje për liberalizim vizash me shtetet e Shengenit.
Lajmi për mundësinë e vënies së vizave është `publikuar` nga disa media, pasi të enjten paradite ishin kthyer nga pika kufitare disa qytetarë të Kosovës që studiojnë apo punojnë në Republikën e Maqedonisë.