E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maqedonia kërkon NATO-n pa ndryshuar emrin

NATO prej kohësh është në pritje të Maqedonisë për zgjidhjen e çështjes së emrit me Greqinë me qëllim që ti japë dritën jeshile për anëtarësim në Aleancën më të madhe ushtarako-politike në botë. Dhe këtë gjë Aleanca e Atlantikut të Veriut kërkon ta bëjë nëpërmjet konsesusit mes të dy palëve.

Nga ana tjetër, Maqedonia, në samitin e NATO-s në Chicago po kërkon që të shfrytëzojë vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës në favorin e saj. Ministri Nikolla Poposki ishte në disa vende anëtarë të BE-së, kurse një grup parlamentarësh maqdonas ka qëndruar në Washington.

“Ka një kontradiksion në pozitën e të dy palëve. Nga njëra anë organizata e NATO-s, kurse nga ana tjetër pozita e Maqedonisë e cila po kalon para së gjithash dhe po mundohet që sërish në një rrugë kalimtare të vijë deri te zgjidhja, që sipas tyre është e paarritshme”, komentojnë profesori dhe ish-ministri i punëve të jashtme Denko Malevski. Ndërkaq kryetari i opozitës ka thënë se nuk ekziston hapësirë për optimizëm.

“Nëse i ndjekim informacionet të cilat janë të kapshme për publikun, kurse vetëm ato i kemi, kjo do të thotë se deklaratat e përfaqësuesve të Aliancës, të sekretarit gjeneral Rasmusen, pastaj në emër të Uashnigtonit të Rikerit, ambasadorit Volers edhe shumë të tjerë, dhe informacione që vijnë nga qendra të ndryshme na bëjnë të kuptojmë se nuk mund të ekzistojë vend për optimizëm”, tha Crvenkovski.

Ndërkaq, presidenti Gjorge Ivanov në konferencën e grupit të Adriatikut dhe SHBA-ve, e ka ftuar NATO-n, që në Samitin e Chicago ta rishqyrtojë vendimin e Bukureshtit për Maqedoninë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›