Maqedonia kundër shtyrjes së statusit të Kosovës
Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë, Antonio Milloshoski, deklaroi se anulimi i zgjidhjes së statusit të Kosovës rrit rrezikun për destabilizim në rajon dhe se propozimet për ndarjen e Kosovës janë të papranueshme për vendin e tij. "Çdo anulim i zgjidhjes së statusit të Kosovës do ta rrisë rrezikun e destabilizimit të rajonit. Nga ana tjetër, propozimet për ndarjen e Kosovës, që u paraqitën në opinion kohët e fundit, nuk janë të pranueshme për ne, duke pasur parasysh mundësitë e implikimeve negative për rajonin dhe mesazhin e tyre negativ", vlerësoi shefi i diplomacisë së Maqedonisë.