Rusia kundërshton sanksionet kundër Iranit
Në konfliktin për programin atomik iranian Rusia ka kundërshtuar përsëri sanksionet e tjera kundër Iranit. Sanksionet e njanshme "nuk janë të dobishme" në përpjekjet e përbashkëta për një zgjidhje të konfliktit, tha ministri i jashtëm rus Sergej Lavrov. Ai u shpreh kështu pas takimit me presidentin iranian Mahmud Ahmadinexhad në Teheran. Rusia është vetëm për zgjidhje paqësore, theksoi Lavrov sipas një njoftimi i agjensisë ruse të lajmeve Interfax. Ai kërkoi nga Ahmadinexhadi, që të bashkëpunojë në mënyrë më aktive me agjensinë ndërkombëtare për energjinë bërthamore. SHBA kohët e fundit kanë vendosur vazhdimisht sanksione të reja kundër Tehernait, së fundi javën e kaluar kundër një pjesë të ushtrisë dhe tri bankave.