E Hënë, 2 Nëntor 2026

Ryker anulon vizitën në Tiranë

Krye-administratori i Kosovës Joakim Ryker ka anuluar vizitën e tij në vendin tonë. Ai do të merrte pjesë në ditën e dytë të punimeve të Konferencës së Ambasadorëve në Tiranë. Sipas burimeve të Unmikut shkak për anullimin e kësaj vizite është bërë një defekt në helikopterin e tij.
Lajmi u konfirmua edhe nga Ministri i Jashtëm Lulzim Basha. Ai bëri me dije se helikopteri kishte tendtuar dy herë të ngrihej por nuk ia arriti. “Moti i keq pengoi nisjen e tij”, deklaroi Basha i cili u përpoq të shmangte cdo lloj paqartësie që mund ta lidhte anullimin e kësaj vizite me zhvillimet e fundit në bisedimet për statusin e Kosovës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›