Ulja e flamurit dhe ulja e Brukselit!
Në një prej korridoreve të Parlamentit Europian në Bruksel, më ra rasti të debatoj me një kolegen time maqedonase. Diskutimi i sforcuar i dy fqinjëve, për një të tretë (për Kosovën) degjeneroi në një moment në akuza të ndërsjellta. Kolegia maqedonase më tha se "ju shqiptarët doni të jentoni vetëm në Ballkan, dhe s`doni njeri rrotull"! Në fakt iu përgjigjigja me shpejtësinë e mundshme që të lejon gjuha e huaj, e që kurrë s`e shpreh dot atë që do si në gjuhën tënde... "Nëse ju maqedonasit nuk e pranoni komunitetin shqiptar siç bëmë ne me pakicën greke që nga 1997-a e deri më sot, pa e futur në çdo qeveri, pa i dhënë portofole, pa i marrë mendimin, as që mos mendoni se do tu afroheni standarteve që buçasin nga kjo godinë (e PE)"! Dhe kështu është në të vërtetë. Atë që ne e kemi kaluar në fundshekull, maqedonasit dhe mbi të gjitha ata që i drejtojnë nuk e kaluan as në fillim të shekullit të ri, e duket se as tani që po përmbyllim dekadën e parë.
Më çuditi frika e kësaj qytetareje maqedonase, (e shkolluar) e cila duhet ta kuptonte se ne jemi aleatët e natyrshëm të Maqedonisë dhe maqedonasve në këtë rajon të ngatërruar emrash, etnish, kishash... Por s`më çudit fakti që Gjykata Kushtetuese në Shkup, ta zhvlerësojë Marrëveshjen e Ohrit, e cila erdhi pas një lufte. Ndaj aktualisht në Maqedoni, erërat që fryjnë janë të ftohta dhe këto u ndien edhe në vizitën e fundit të presidentit Topi në Ohër. Presidenti Cervenkovski, një nga nënshkruesit e Marrëveshjes, pas pyetjes sonë e pranoi bash në vendin ku u nënshkrua, se ajo tashmë është në rrezik. Dhe kjo do të ndikojë në acarimin e klimës, dhe mbi të gjitha në ngecjen e integrimit të Maqedonisë. Dhe kjo ndodhi. BE nuk i dha Shkupit dritë jeshile për nisjen e bisedimeve për anëtarësim, duke argumentuar se nuk po bëhet sa duhet në dialogun me komunitetin shqiptar, në luftën kundër korrupsionit, ndërsa kishte kritika për ndryshimet e spastrimet politike në administratë.
Pra, pa kaluar sindromin anti-shqiptar, Maqedonia duket se do të mbetet në vend numro me integrimin, dhe sigurisht edhe me përparimin e reformat. Megjithatë, analistë shqiptarë e gazetarë shqiptarë që jetojnë e punojnë në Maqedoni, thonë se s`mund të flitet më për luftra apo konflikte si ai i vitit 2001. Shqiptarët tashmë mund t`i mbrojnë të drejtat e tyre në Kuvend, në administratë, përpara ndërkombëtarëve. Puna është se edhe ata janë të ndarë, nga një luftë e pakuptimë brenda llojit. "Të djegësh jorganin për një plesht" do thoshin plakat shqiptare, për djegien e dialogut mes dy forcave politike shqiptare në Maqedoni, BDI dhe PDSH në një kohë kur diskutohen të drejtat e tyre, statusi i Kosovës, dhe integrimi i Maqedonisë dhe Shqipërisë në NATO dhe në BE. Ndaj ata që marrin rrogën për t`i këshilluar këta zotërinj, duhet të ngrenë më shumë zërin...
Edhe ata, sëbashku me maqedonasit duhet ta lënë pas mentalitetin konfliktual e të vjetër, që Shqipëria dha shenja se e ka lënë pas vitit 2002 dhe duhet ta pranojnë njëri tjetrin se tryeza ka dy anë a më shumë!