E Hënë, 2 Nëntor 2026

Stuhi tropikale në Karaibe, 30 të vdekur

Stuhia tropikale "Noel" shkaktoi të paktën 13 të vdekur, 11 të plagosur në Haiti, ku më tepër se 3 000 persona janë evakuar nga shtëpitë, mësohet nga një bilanc i pjesshëm i dhënë dje në mbrëmje nga drejtoresha e Mbrojtjes civile Alta Jean-Baptiste. Bilanci i stuhisë që preku të dielën Reublikën Dominikane është rënduar në 30 të vdekur dhe 15 të zhdukur, njoftoi dje në mbrëmje Qendra e operacioneve të emergjencës. Gjithashtu, përmbytje dhe rrëshqitje toke kanë sjellë shkatërrimin e 78 ndërtesave të vogla dhe 178 të tjera janë dëmtuar, vazhdon Mbrojtja civile. Tashmë stuhia “Noel” është drejtuar drejt Kubës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›