E Diel, 1 Nëntor 2026

Maqedonia mban zgjedhjet lokale në mars të 2013

Zgjedhjet e reja lokale në Maqedoni do të mbahen në pjesën e dytë të muajit mars 2013. Kjo u konfirmua sot nga kryetari i Parlamentit, Trajko Veljanovski, i cili nënvizoi se shpallja e tyre zyrtare do të bëhet në fund të dhjetorit të këtij viti apo në fillim të janarit të vitit të ardhshëm.
 

Kryeparlamentari Veljanovski paralajmëroi se një muaj para zgjedhjeve, Parlamenti do të jetë në pushim, për shkak të shmangies së seancave parlamentare, të cilat mund të keqpërdoren për marketing politik.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›