Tabaku: 700 mijë euro për shtresat në nevojë

700 mijë euro është fondi që Bashkimi Europian ka dhënë për Bashkinë e Tiranës për tu ardhur në ndihmë shtresave në nevojë në kryeqytet.
Ky fakt është bërë i ditur nga nënkryetarja e bashkisë Jorida Tabaku e cila tha se ky fond do të shkojë për mbështetje të këtyre të familjeve, duke ofruar asistencë dhe trajnime të shumta për ti asistuar në hapjen e bizneseve të vegjël.
“Fondi do të shërbejë me grante të vogla për krijimin e këtyre bizneseve dhe do të orientojë për funksionimin e tyre në vitin e parë” tha Tabaku.
Ky projekt pritet të vihet në zbatim në muajin tetor, ndërsa zonja Tabaku garanton se ky fond do tu shërbejë drejtpërdrejti qytetarëve që jetojnë në vështirësi më të mëdha.