Rusia dhe Kina t’i dëgjojnë kritikat
Franca i ka bërë thirrje Rusisë dhe Kinës që të veprojnë në kuadër të Këshillit të Sigurimit të OKB’së për të parandaluar gjakderdhjet e mëtutjeshme në qytetin sirian Alepo, përreth të cilit po grupohen forcat qeveritare derisa po përgatiten për sulm ndaj kryengritësve.
Ministri i Jashtëm francez, Laurent Fabius, ka deklaruar se “të gjitha shtetet e botës, e në veçanti shtetet anëtare të Këshillit të Sigurimit të OKB, duhet të veprojnë së bashku dhe të marrin përsipër përgjegjësitë që u takojnë”.
Në këtë kontekst, ai ka përmendur Rusinë dhe Kinën, duke theksuar se “shpreson që këto vende më në fund do t’i dëgjojnë kritikat, jo vetëm siriane, por edhe të vendeve arabe dhe botërore, për ndaljen e gjakderdhjes”, në Siri.