Infarkti, vdes mesuesi i Gradishtes
Fier - Nje 25-vjecar me profesionin mesues ka vdekur mesditen e djeshme, teksa po kthehej nga puna. Mariol Sema kishte mbaruar se dheni mesim ne nje shkolle nentevjecare ne fshatin Gradishte dhe po kthehej per ne banesen e tij ne fshatin Gugas. Teksa ka qene duke ecur ne kembe anes rruges, mesuesi eshte keputur dhe ka rene ne toke pa ndjenja. Kalimtare qe kane qene aty prane e kane marre dhe me makine te rastit e derguan ne spitalin e qytetit te Lushnje, por Sema nderroi jete gjate rruges. Policia tha se nga autopsia rezultoi se shkaku i vdekjes ishte nje infarkt ne zemer.
Xh.B