E Diel, 1 Nëntor 2026

Maqedonia në rrezik nga lëvizjet radikale islame

E përjavshmja konservative amerikane “The Weekly Standard” në një shkrim të saj mbi radikalizmin islamik në Maqedoni ka shkruar se ky vend i varfër po rrezikohet nga përhapja e lëvizjes radikale islamike.
Shkrimi i gazetarit Stephen Schwartz ka vënë në shënjestër edhe organizimin e një tribunë më 3 gusht në Tetovë nga Forumi Rinor Islam me nw krye Hani Ramadan, një ligjërues fetar i konsideruar me qëndrime radikale që vite më parë kanë tronditur edhe Evropën.

Sipas gazetws, FRI përmendet lidhur me organizimin e tribunës më 3 gusht, ndërsa gazetari Shwartz e vlerëson si të errët këtë organizatë themeluar në vitin 2000 dhe të regjistruar nga qeveria maqedonase.

Shkrimi më tej nënvizon se në këtë konferencë të titulluar “Islami në Evropë (rrezik apo shpëtim” ka mbajtur fjalim edhe Hani Ramadan, vëllai i intelektualit të njohur Ramadan Tariç. Hani dhe Tarik Ramadan janë nipat e Hassan el – Bena, themeluesi i Vëllazërisë Myslimane.

“Hani Ramadan në vitin 2002 ka tronditur opinionin evropian të të gjitha besimeve, kur në të përditshmen “Le Monde” botoi artikullin se të gjithë që shkaktojnë tradhti bashkëshortore duhet të sulmohen me gurë. Hani Ramadan është larguar nga puna si instruktor në shkollën e mesme në Zvicër për shkelje të drejtave të njeriut dhe dhunë. Ai u hoq edhe nga detyra e imamit të Qendrës Islamike, dmth nga xhamia kryesore e Gjenevës”, shkruan “The Weekly Standard”.

Sipas javores, Hani Ramadan nga të ftuarit në Maqedoni ishte propaganduar në media se gjoja ende është Drejtor i Qendrës Islame në Gjenevë.

Para tij në muajin qershor në Maqedoni ka qëndruar Tarik Ramadan, i cili ka vijuar një turne edhe në Kosovë, Shqipëri, Mal të Zi dhe Kroaci.

“Fundamentalistët islamik të frymwzuar nga pikëpamjet arabe të islamit po tentojnë që shqiptarëve t1ua fshijnë nga memoria kolektive traditën fetare myslimane. Po krijohet një hapësirë për hyrjen e parave arabe dhe ideologjisë për të marrë në kontroll Bashkësinë Fetare Islame”, shkruan e pwrjavshmja “The Weekly Standard”.

Në shkrimin reportazh jepen detaje se Maqedonia si një vend i varfër i lënë padore me 2 milionw banorw përbëhet nga 40 për qind të qytetarëve me përkatësi fetare myslimane, ku dominojnë shqiptarët.


“Ky vend është përcaktuar si Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë (Maqedoni) për shkak të pretendimeve greke për emrin Maqedoni, dhe në vitin 2001 ajo ishte skena e një lufte të shkurtër sllavo-shqiptare”, bën të ditur e pwrjavshmja amerikane.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›