E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kancelarja gjermane Merkel mbërrin në Beograd

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka mbërritur në Beograd, në ndalesën e saj të fundit në një turne të shkurtër në Ballkan.

Gjatë një deklarate për shtyp përpar vizitës në Beograd Merkel tha se ajo do tu sugjerojë liderëve serbë që të ndjekin rrugën e Kroacisë që sipas saj, ka bërë përparime të mëdha në "zhvillimin shoqëror dhe ekonomik".

Merkel ka thënë po ashtu se Serbia duhet të zgjidhë mosmarrëveshjet e saj me Kosovën për të përmirësuar marrëdhëniet me Bashkimin Evropian.
“Njëra nga detyrat e mia do të jetë të bind Serbinë, se duhet ta vazhdoj dialogun me Kosovën” ka deklaruar më herët Merkel.
Kancelarja gjermane Anxhela Merkel ka mbërritur në Beograd pas vizitës së djeshme në Kroaci.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›