Maqedonia nën kthetrat e krizës financiare
Mediat Maqedonase duke u nisur nga paralajmërimi i guvernatorit të Bankës Popullore të Maqedonisë (BPM), Dimitar Bogov, raportuan se kriza e Eurozonës mund të prek Maqedoninë.
Kriza në Evropë është serioze. Problemet e borxheve në vendet periferike mund të vijojnë dhe janë në mundshme të gjitha skenarët. Ne po bëjmë të gjithë përgatitjet dhe analizat. Pritet të ketë goditje në sektorin real, është shprehur Bogov për mediat.
Ai theksoi se ekonomia vendore do të ketë goditje të caktuara, megjithatë siç tha ai, sektori bankar është rezistues dhe do ti përballojë të gjitha goditjet pa probleme të mëdha.