Kosovë- Serbi, propozimi i Kuper i papranueshëm
Ndërmjetësi i BE-së për bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë, Robert Kuper përpiloi planin për vijimësinë e dialogut, i cili është vlerësuar vetëm si një dëshirë e britanikut.
Mediat kosovare raportojnë se Kuper ka ofruar një propozim për menaxhim të integruar të kufive, Ahmeti thotë se për momentin një gjë e tillë nuk mund të arrihet.
Propozimi i Kuper është ofruar rreth dy javë më parë, ndërsa serbët e strukturave paralele, duke iu referuar këtij propozimi kanë paralajmëruar se do të padisin Borko Stefanoviçin për tradhti dhe shkelje të kushtetutës serbe.