Vlorë, plagoset studenti, pranga autorit
Burime nga Vlora bëjnë të ditur se është arrestuar autori i plagosjes me thikë të studentit 18 vjeçar, i cili është bashkëmoshatari i tij Edion Shabani.
18-vjeçari është plagosur me thikë, pas një grindjeje të çastit mbrëmjen e shkuar, pranë lokalit Flamingo në zonën e Ujit të Ftohtë, në qytetin bregdetar të Vlorës.
Sipas policisë së Vlorës Edison Shabani pas një grindje të çastit për motive të dobëta dyshohet të ketë plagosur me armë të ftohtë (thikë) shtetasin me iniciale A. G., banues në Ura Vajgurore të Beratit dhe që student në Universitetin Ismail Qemali në qytetin e Vlorës.
I plagosuri u transportua në spitalin rajonal të Vlorës nga shokët e tij në gjendje të rëndë shëndetësore dhe ndodhet në repartin e reanimacionit jashtë rrezikut për jetën.