Kosovë, KQZ: Certifikimi i zgjedhjeve, ndoshta të dielën
PRISHTINE- Komisioni Qendror Zgjedhor mund të certifikojë të dielën rezultatet e zgjedhjeve të 15 nëntorit, nëse Komisioni Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, Gjykatat Kushtetuese dhe Gjykata Supreme japin vendimet rreth ankesave të subjekteve politike.
Kryetarja e KQZ-së Nesrin Lushta tha se certifikimi varet nga dinamika e shqyrtimit të ankesave nga organi i ankesave dhe gjykata.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke pritur vendimin e 12 ankesave të dërguara në Komisionin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dhe në Gjykatën Supreme që të mund të bëjnë certifikimin zgjedhjeve. Sipas kryetares së KQZ-së, Nesrin Lushta, certifikimi i rezultatit të zgjedhjeve të 15 nëntorit do të bëhet vetëm për kryetarët e komunave por jo edhe për këshilltarët komunalë për shkak se gjithashtu ekziston një numër ankesash të bëra nga kandidatët për këshilltarë komunalë.
Në bazë të rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve lokale kandidatët kanë marrë përqindjen e duhur në raundin e parë në vetëm 15 komuna, kurse 21 të tjera do të shkojnë në balotazh me 13 dhjetor.
Në bazë të këtyre rezultateve, Partia Demokratike e Kosovës kryeson me numër më të madh të vendeve të fituara në asambletë e 14 komunave, ndërsa LDK ka marrë Prishtinën.
(s.g/BalkanWeb)