Maqedonia perfshihet nga i ftohti, deri ne - 13 grade
SHKUP- Maqedonia nga sot dhe javën e ardhshme do të përfshihet nga një valë e ftohtë me temperatura që do të arrijnë der në minus 13 gradë celsius.Mediat maqedonase informojnë se termometri sot nuk do të arrijë të ngjitet mbi zero gradë celcius. Sipas të dhënave të Drejtorisë hidrometerologjike, sot në mëngjes në orën shtatë në Mavrovë temperatura është shënuar me – 12 gradë, ndërsa në Krushevë – 11 gradë. Ndërsa në kryeqytet temperaturat kanë shënuar – 4 gradë celcius.Temperaturat e ulëta do të mbizotërojnë deri në fund të javës së ardhshme, ndërsa kulmi i të ftohtit do të arrijë të martën kur temperaturat do të ulen deri në -13 gradë celcius.(s.g/BalkanWeb)