Guardiola: Barça më bëri mua të madh, jo unë Barçën
ROME-Trajneri i Barcelonës Pep Guardiola deklaroi se është skuadra që e bëri atë trajner të madh dhe jo ai atë. “Unë nuk mundem kurrë t’i jap këtij institucioni atë që ky institucion më ka dhënë mua”, deklaroi Guardiola. Guardiola, i cili zgjati edhe për një vit kontratën e tij me Barcelonën theksoi se marrëdhënia e tij me Laportën është profesionale. "Ne nuk jemi shokë të ngushtë, por marrëdhënia jonë është e shkëlqyer. Më ka dhënë mundësinë të drejtoj këtë skuadër dhe gjithçka i kam kërkuar, përveç të tjerash të punoj me liri absolute”, tha Guardiola. Ai e përfundoi deklaratën e tij duke thënë se përfundimi i fazës së parë në krye të kampionatit nuk të jep asnjë titull. (d.b/BalkanWeb)